ShowBizz

Ikona e bukurisë italiane, Monica Belluci feston ditëlindjen e 56-të








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:46 - 30/09/20 |
mapo.al

Ikona e bukurisë italiane, Monica Belluci dëshmon se vitet janë thjesht numër, asgjë më shumë.


Belluci feston sot ditëlindjen e 56-të, ndonëse do të ishte e pabesueshme në rast se aktorja nuk do ta pohonte vetë.


Duhet thënë se Monica është  e njohur jo vetëm për bukurinë mesdhetare. Udhëtimi i saj në Hollywood filloi në vitet e adoleshencës, teksa punonte si modele.



Shpejt pasi nisi karrierë si aktore, mori një rol në filmin “Dracula” dhe “The Apartment” të Bram Stoker, në fillim të viteve ’90 . Belluci gjithashtu ka bërë emër në industrinë e modelimit; njihet si imazh i përjetshëm i markës “Dolce & Gabbana”.


Në intervista të ndryshme, 56-vjeçarja ka pohuar se ndjehet fillimisht grua, nënë e më pas një njeri i arrirë në aspektin profesional. Risjellim në vëmendje se Belluci ka dy vajza nga martesa e saj me aktorin francez Vincent Cassel, Deva-n dhe Leonie-n.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas