fbpx

ShowBizz

Ikona e muzikës me kancer në fyt, anulon të gjitha koncertet





               Publikuar në : 17:29 - 18/06/19 |
mapo.al

Ikona e muzikës metal u ka komunikuar së fundmi fansave se është diagnostifikuar me kancer në fyt. Kitaristi dhe vokalisti Dave Mustaine ka bërë me dije përmes një postimi në faqen zyrtare të grupit se i është nënshtruar një plani trajtimi.


“Është diçka që duhet të respektohet dhe të vazhdosh përpara – por kam hasur vështirësi edhe më parë. Po punoj fort me doktorët dhe kemi hartuar një plan trajtimi, i cili 90% mendohet se do të ketë sukses. Trajtimi ka filluar tashmë”-ka shkruar Dave Mustaine.



Grupi i ka anuluar të gjitha koncertet,  por po vazhdon të punojë për albumin Dystopia. Dave Mustaine e themeloi grupin Megadeth në vitin 1983, pasi u largua nga Metallica.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas