ShowBizz

Ikonomi rrëfen një situatë të sikletshme: E kam sharë shumë veten!







               Publikuar në : 17:49 - 12/07/19 |
mapo.al

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka rrëfyer së fundmi aventurën e saj të gjatë në kroçere, ku nuk iu shkëput për asnjë moment muzikës. E ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, Mariza nuk ngurroi të ndante një situatë të sikletshme, që e kishte përjetuar para turistëve të huaj.


“Ka qenë një situatë e sikletshme, ka qenë në herët e para kur unë ende nuk isha mësuar me skenën, sepse duhet të kërceja, të këndoja, të aktroja dhe para se të dilja unë pësoja një ‘blackout’. Më dukej sikur do harroja gjithçka dhe në fakt harrova.

Filloi shfaqja, gjithçka po shkonte në rregull dhe unë në një moment e lashë mikrofonin në prapaskenë, me idenë që do ta merrja…e harrova dhe ishte një moment që unë duhet të këndoja. Dola, të gjithë prisnin që unë të këndoja, muzika filloi dhe unë duhet të isha duke kënduar, por ndërkohë nuk kisha mikrofonin dhe kërceva”– tregoi Mariza, duke shtuar se në ato çaste e kishte sharë pafund veten.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas