Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar mandatin e deputetit të PDIU, Bujar Muça. Ky mandate i kaloi pasueses në listën e kandidatëve, Elena Xhinës.
Elena Xhina,ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë nën siglën e PDIU në qarkun e Elbasanit. Për 10 vjet ka ushtruar profesionin e avokates, ndërsa për 2 vjet mban postin e nënkryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan.
Pak ditë më parë Bujar Muça dorëzoi mandatin e deputetit duke deklaruar se arsyeja e dorëheqjes ishin rrethanat politike…
“Duke parë që për shkak të rrethanave të ndryshme politike, forca politike që unë përfaqësoj nuk i arriti objektivat e veta dhe si rrjedhojë unë nuk po gjej hapësirat e duhura për mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve, mbështetësve dhe votuesve të mi, duke pamundësuar zgjidhjen sa më shumë të jetë e mundur e problemeve të tyre dhe përfaqësimin në mënyrë optimal të interesave të tyre kam vendosur të jap dorëheqjen” shkruhej ne letren qe mbante daten 24 nentor 2017.