Kryesore

Il Giornale: Tirana shkelmon sipërmarrjet italiane





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:31 - 23/06/20 |
mapo.al

Ishte 19 shtatori i vitit të kaluar, kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nga Fiera Levante e Barit, nuk bënte lojëra, fjalësh për të tërhequr investitorët italianë në Vendin e Shqiponjave.


Pastaj erdhi COVID dhe qeveria e Tiranës, për të treguar miqësinë e saj, dërgoi te ne mjekët e saj për të na ndihmuar në luftën me infeksionin.


Por pas pandemisë, në fakt, një surprizë e keqe goditi sipërmarrjet italiane të shpërndarjes së energjisë, që vitet e fundit kanë vendosur të punojnë në anën tjetër të Adriatikut. Janë shumë, mbi të gjitha kompanitë që i shesin energji qeverisë.


Llogaritja e çmimit të shitjes së energjisë së prodhuar nga privatët (16 për qindëshi i kërkesës kombëtare, në 2019-ën) është fiksuar në fillim të vitit me një llogaritje që lidhej me indeksin e bursës hungareze dhe shkëmbimin euro/lek. Por në maj, Rama uli koefiçentin, duke e reduktuar çmimin me rreth 8%.


Një goditje e ulët dhe jo e vetmja. Qoftë sepse, siç kujton zyra Ice e Tiranës, bëhet fjalë për “të tretin ndryshim të njëanshëm të vendosur nga qeveria shqiptare për investitorët e sektorit hidroelektrik”.

Qoftë sepse, sipas fjalëve që qarkullojnë, qeveria shqiptare mund të ngrejë edhe taksën mbi fitimet për kompanitë, nga 15% në 17-20%, duke e zhdukur regjimin e lehtësimit fiskal që i interesonte realisht kompanive energjitike. Dhe ekziston frika se qeveria dëshiron monopolin shtetëror të energjisë.

Jemi të gatshëm të ulemi në një tavolinë me kryeministrin Rama, në lidhje me prerogativat e të gjithëve”, – thotë presidenti i Confindustria Albania, Sergio Fontana, i cili paralajmëron:

“Shqipëria duhet të bëjë ç’të jetë e mundur për të tërhequr investitimet, duke fiksuar me të gjitha palët e interesuara çmimet e energjisë që u lejojnë këtyre investimeve konsideratën e e të qenit të besueshme. Shqipëria zotëron një ar blu që meriton të shfrytëzohet, por që gjithë kjo të jetë e mundur, duhet që Shqipëria të vendosë rregulla sipas standardeve europiane”.  /Il Giornale

Përktheu: MAPO


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas