Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ilaçi i malarias efekt ndaj koronavirusit, Rakacolli: E disponojnë medikamentin. Kemi 200 respiratorë

by mapo.al
25/03/2020
in Aktualitet, Sociale
0
Ilaçet që janë përdorur si kurë për të trajtuar malarian, janë efektive edhe për trajtimin e koronavirusit dhe Shqipëria i disponon në rezervat e saj. Një fakt i tillë është konfirmuar nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.“Infektivi në protokollin që ka bërë e ka të përdorur medikamentin antimalares. Patjetër që stoku i këtij medikamenti është i pranishëm në Shqipëri edhe tani”, tha Rakacolli.

Ndërkohë, ka bërë me dije se në Shqipëri, duke përfshirë edhe ato të spitaleve private, janë gjithsej 200 respirator dhe pritet të vijë një sasi tjetër nga jashtë.

Rakacolli tha se shteti shqiptarë i ka kërkuar ndihmë për mjekë Kinës, si një vend me eksperiencë që mund të na ndihmojë në këtë periudhë të vështirë.



 “Ministria e shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadën në Shqipëri për  të sjellë mjekë me eksperiencë”, tha Rakacolli.

Në Urgjencën e Infektivit, përveç drejtorit Skënder Brataj, nuk ka persona të tjerë të infektuar. Kështu thotë zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Ajo bën me dije se edhe gazetarët që do konsiderohen si persona të ngushtë kontakti me Bratajn, do t’i nënshtrohet testimit.

“Për rastin e Zotit Skënder Brataj është duke u zhvilluar një hetim epidemologjik i hollësishëm, nëse do të konsiderohen persona të ngushtë të kontaktit patjetër që do t’u bëhet. Por që të quhesh kontakt i ngushtë ka disa rregulla që janë përcaktuar nga hetimi epidemologjik. Deri më tani nuk ka persona të tjerë të infektuar në Infektiv”, tha Rakacoli.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se mjekët që punojnë në vijën e parë të luftës me koronavirus nuk janë testuar në masë secili prej tyre, pasi deri më tani askush nuk ka shfaqur simptoma. Është e kotë, vijon Rakacolli, testimi kur nuk shfaqen shenja, pasi sot mund të rezultojnë negativ e ndërsa të nesërmen pozitiv.

“Presupozohet që mjekët që punojnë në vijën e parë, përdorin mjete mbrojtëse që janë efikase. Por kur ka dëmtuar masën mbrojtëse dhe ai dëshiron ta bëjë patjetër do i bëhet testi, edhe nëse shfaq simptomat. Testimi masiv nuk mund të bëhet kur nuk ka asnjë simptomë, pasi sot mund të rezultojë negativ, nesër mund të bëhesh pozitiv”, përfundoi Rakacolli.

Tags: ilaçiKoronavirusiRakacollirespiratore

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Manastirliu: Një mjek dhe një infermier me COVID-19 janë shëruar

Manastirliu: Një mjek dhe një infermier me COVID-19 janë shëruar

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In