Aktualitet

ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Bujar Memia: Favorizoi lirimin e Hekuran Billës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:09 - 31/01/21 |
mapo.al

Pas gjyqtares Enkeleda Hoxha, Inspektori i lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia.






Raportohet se ILD, i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me një shkresë ku kërkon shkarkimin e prokurorit.


ILD, kërkon shkarkimin e Memias me argumentin se ai ka favorizuar lirimin e të dënuarit me burgim të përjeshtshëm Hekuran Billa, i cili disa muaj pasi fitoi lirinë u ekzekutua në një atentat tek “Komuna e Parisit”, në Tiranë.







Që prej ngritjes si institucion ILD-së i është pranuar kërkesa për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markeljan Kuqo, ndërsa për një prokurore i është refuzuar masa e tërheqjes së vëmendjes.



Sakaq, nuk është shqyrtuar ende kërkesa për shkarkim e gjyqtares Hoxha, ku në mbledhjen e së premtes seanca u shty, për të dytën herë pasi gjyqtarja kërkoi më shumë kohë për tu njohur me çështjen.



1


Etiketa: , ,

Pas