Aktualitet

ILD kërkon shkarkimin nga detyra të 3 gjyqtarëve të Durrësit dhe 1 të Tiranës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:25 - 12/05/21 |
mapo.al

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani vijon me kërkesat për shkarkimin e magjistratëve.






Metani i është drejtuar me kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkim për shkelje të rënda disiplinore dhe cenimin e figurës së gjyqtarit për tre gjyqtarët e Durrësit, Klinton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të dënuar nga ish-Krimet e Rënda për korrupsion pasiv.


 





Gjithashtu, Metani i ka kërkuar KLGJ-së një kërkesë edhe për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Tiranë, Evgjeni Sinoymeri, e cila pak ditë me parë u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut.



Më herët me kërkesë të ILD-së-së u shkarkuan gjyqtari i Korçës, Markeljan Kuqo, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe Prokurori i Krujës, Bujar Memia.



27


Etiketa: , ,

Pas