Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka filluar hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP-së. Bëhet fjalë për Alfred Ballën, Nurihan Seitin si dhe Tartar Bazajn.
Ka qenë vetë KLP që ka njoftuar për nisjen e procedimit për 3 anëtarët e saj. Në njoftim thuhet se Balla, Seiti dhe Bazaj gjatë mbledhjes i kërkuan kryetarit Gent Ibrahimi që t’i drejtohej me shkresë Kuvendit për rastin e tyre.
3 anëtarët e KLP dyshohet se kanë shkelur parimin e ‘konfliktit të interesit’.