fbpx

ShowBizz

Ilda e ngacmoi për ish të dashurin, ja si i përgjigjet Einxhel





               Publikuar në : 15:03 - 22/07/19 |
mapo.al

Ilda Bejleri dhe Einxhel Shkira janë vendosur ditën e djeshme në programin “E Diell” përballë një loje, ku “fituese” doli gazetarja e sportit. Einxhel e pyeti këtë të fundit për ta ngacmuar se cili nga futbollistët i duket më i zgjuari. Ilda iu përgjigj se të gjithë të intervistuarit e saj kanë qenë interesant, ndonëse veçoi pak çaste më pas Bekim Balajn.


Publiku ka shpërthyer menjëherë në të qeshura sepse Bekim Balaj njihet edhe për romancën që ka pasur më parë me Einxhelin. Megjithatë, kjo e fundit ka reaguar shumë mirë. Pasi ka qeshur në studio, e ka publikuar regjistrimin e lojës në “Instastory” duke shkruar: “Ilda Bejleri është lojtare aq e mirë sa të bën të bësh autogol” .





Etiketa: ,

Pas