Kryesore

Ilir Ikonomi: Departamenti i Shtetit mund të jetë i zemëruar me Prokurorin Special














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:19 - 25/06/20 |
mapo.al

Gazetari i VOA, Ilir Ikonomi, duke komentuar për emisionin Opinion, lidhur me zhvillimet e fundit që sollën anullimin e takimit Kosovë-Serbi, me 27 Qershor në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh se duket që ka një lloj zemërimi të Departamentit të Shtetit me Prokurorin Special që ka ngritur aktakuzat për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.






Ikonomi u shpreh se zyrtarisht nuk ka një qendrim.


Por, ai tha se duke lexuar deklaratën e Departamentit të Shtetit, në fjalinë e saj të katërt, mund të dallohet një pakënaqësi ndaj këtij zhvillimi. Pikërisht aty, ku DASH i kërkon Prokurorit Special të qendrojë brenda mandatit të tij.





Takimi në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë që do të mbahej pasnesër, pritej të sillte zhvillim në bisedimet mes dy vendeve, bisedime që synojnë në normalizimin e raporteve, me synim njohjen e Kosovës nga Beogradi.

Lexo edhe :  71 raste të reja dhe dy viktima në 24 orët e fundit në Kosovë


Ky takim është shtyrë, pasi Thaçi dhe Hoti, anuluan pjesmarrjen, pas komunikimit të akuzës së Prokurorit Special, pikërisht ditën që ata ishin nisur drejt Uashingtonit.



Thaçi dhe Hoti ndërkohë kanë komunikuar me ambasadorin Grenell, i cili ka shfaqur mirëkuptim për këtë mospjesmarrje.

1


Etiketa: , , ,

Pas