Aktualitet

Ilir Meta pret në Presidencë komandantin e FSK: Kosova e meriton plotësisht të jetë anëtare e NATO-s





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 23/07/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.


Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim,” shkruan Presidenti Meta në një status në Facebook duke ndarë gjithashtu edhe foto nga takimi.


Statusi i plotë i Presidentit


Prita sot në një takim vëllazëror, Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.
Ndamë mendime tepër të vyera në lidhje me domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura, me qëllim përballimin me sukses të sfidave të sigurisë kombëtare që parashtron koha, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.
Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim, ashtu si në të gjitha fushat me interes reciprok e kombëtar.
I shpreha mirënjohjen e thellë, për sakrificat dhe solidaritetin vëllazëror, gatishmërinë e pashoq dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të treguar nga FSK dhe Kosova jonë e dashur ndaj Shqipërisë, që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas