Aktualitet

Presidenti Ilir Meta takim zyrtar me kreun e PD-së, Lulzim Basha






               Publikuar në : 08:23 - 27/06/19 |
mapo.al

Mëngjesin e sotëm në orën 09:00, Presidenti i vendit Ilir Meta do të presë në një takim zyrtar kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka pranuar ftesën.


Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e djeshme, nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Kujtojmë se e njëjta kerkesë për takim i është dërguar edhe kryeministrit Rama, por ai e ka refuzuar takimin me Metën me pretendimin se është i zënë me fushatën.

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.


Etiketa: , , , , ,

Pas