Aktualitet

Ilir Meta pret Bujar Osmanin: Roli aktiv i faktorit shqiptar, provë e vizionit euroatlantik














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:20 - 05/02/21 |
mapo.al

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e jashtëm shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.





Meta ka deklaruar se roli aktiv i shqiptarëve në institucionet maqedonase është provë e mbështetjes për projektin euroatlantik.


Ai thekson se pret një rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve, si aleate të NATO dhe me vizion të përbashkët euroatlantik.




Njoftimi i Presidencës:


5 shkurt 2021


Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve, si në nivelin dypalësh ashtu edhe rajonal.

Kryetari i Shtetit vuri theksin në rritjen e mëtejshëm të bashkëpunimin ekonomik e tregtar, shkëmbimin e përvojës në fushën e nxitjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe pjesëmarrjes në projekteve dypalëshe e rajonale në dobi, veçanërisht, të qytetarëve të zonave ndërkufitare.

Lexo edhe :  Meta-Ramës: Hajde bëj një debat të vërtetë

“Pjesëmarrja dhe roli aktiv i faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, është provë e qëndrimit të tyre të palëkundur në mbështetje të projektit euroatlantik dhe të reformave të rëndësishme për ndërtimin e shtetit multi-etnik të Maqedonisë së Veriut”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se zbatimi i reformave, respektimi i agjendës europiane dhe zhvillimet demokratike të Maqedonisë së Veriut do t’i mundësojnë kapërcimin e pengesave në procesin e integrimit të saj europian.

Presidenti Meta nënvizoi se si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas