Aktualitet

Ilirjan Celibashi: Të nisë numërimi i votave për kandidatët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:49 - 27/04/21 |
mapo.al

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët ditën e nesërme në në orën 9:00.





Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00.


“Sipas të dhënave elektronike të orës 14:00 ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit dhe i vlerësimit të fletëve të votimit për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat & Vlorë.





Komisioneri Shtetëror i Zgjehdjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00“.

Lexo edhe :  KQZ nxjerr shifrën, Celibashi: Pjesëmarrja në zgjedhje 46.3%


1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas