Gazetarja Ilva Tare është treguar gjithnjë diskrete përsa i takon jetës private, ku i bëjnë pjesë edhe vajza e djali i vogël. Këtyre të fundit e ka patur të pamundur të mos u publikojë fotografi e video nëpër rrjete sociale. E megjithatë, Ilva është munduar që fytyrën t’ua mbulojë gjithmonë.
Së fundmi, gazetarja duket se e ka thyer rregullin e artë. Ajo ka zbuluar për herë të parë portretin e vogëlushes 4-vjeçare. “Gëzuar ditëlindjen për Princeshë Melody, e cila e ka kthyer jetën time në një përrallë”-ka shkruar Ilva krahas fotos, ku vajza i shfaqet buzë detit e buzëqeshur.
Kujtojmë se Ilva Tare është e martuar prej kohësh me ish deputetin e Partisë Demokratike Eduard Selami. Ky i fundit është babai i pesë fëmijëve, pasi ka tre fëmijë nga martesa e tij e parë.