Aktualitet

Imagjino








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:49 - 06/01/21 |
Mapo.al

Edi Rama edhe pse në fund të mandatit të dytë, vijon të fajësojë kë të mundet për të mbuluar dështimet.



Dhe ka gjetur një fjalë të re kyçe. Imagjinoni thotë, sikur pandemia të kish rënë në vend, në kohën kur nuk ishte ai në pushtet.


Me pak nxitje, le të abstragojmë në këtë fushë interesante.



Imagjino sikur vendin në këto 8 vite ta kish drejtuar një kryeministër që nuk ka mbajtur asnjërin prej premtimeve kryesore.



Imagjino, sikur qeverisja të ishte e atillë sa të shkaktonte mbi 2 miliardë euro dëme, prej abuzimeve, sipas KLSH.


Imagjino, që në këto kohë vendit t’i ishin larguar gati 400 mijë njerëz, pjesa më e madhe të rinj.

Imagjino për një moment, sikur prej skemave dhe lojërave të qeverisë, Shqipëria të kishte ngelur 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Përfytyro sikur në vend, njerëz me të kaluar të rëndë kriminale të ishin bërë drejtorë të përgjithshëm, kryetarë bashkie, apo deputetë.

Çoje nëpër mend, sikur në vend, pjesa më e madhe e buxhetit t’i kishte shkuar 4 njerëzve përmes koncensioneve, e 4 të tjerëve mes tenderave.

Imagjino, sikur kryeministri dhe drejtuesit më të lartë të ishin bërë pjesë e dosjes kriminale të manipulimit të votës, si ato që njihen si 339 dhe 184.

Përfytyro, sikur në këto 8 vite, kushtet për integrimin europian, për hapjen e negociatave, nga 3, të ishin bërë 15.

Vetëm imagjino sikur vendi të ishte kthyer në narkoshtet në mes të Europës që në mandatin e parë.

Mendoni për një hop se cdo të kishte ndodhur poqese për inate, trille apo kapricio të Kryeministrit, vendi të humbte në arbitrazh 150 milionë euro.

Lexo edhe :  Rama zbulon emrat e personave që do të vaksinohen të parët kundër Covid-19

Imagjino të kishte ndodhur pandemia, dhe të kishim një qeveri që nuk hap asnjë spital rajonal e mban në minimum numrin e testimeve.

Po sikur të kish ndodhur kjo gjëmë dhe qeveria të kish dhënë ndihmë ekonomike për krizën, më të ulëtën në rajon.

Imagjino sikur vendi të kishte një kryeministër aq protagonist sa dhe rrënojat e tërmetit t’i kthente në skenë dokumentari për veten e tij.

Imagjino sikur të kishim një qeveri që premton shtëpi brenda vitit, e të prekurit nga tërmeti të kalonin dimrin e dytë në çadra.

Përfytyroni sikur vendi të kish patur në krye dikë që mendon se është i pagabueshëm sa një perëndi dhe ndjen se duhet t’i kërkojë falje vetëm familjes së tij.

Imagjinoni sikur pas një keqqeverisje brutale, ata që sundojnë të thonë se duan prapë pushtet dhe meritojnë një mandat të tretë.

Imagjinoni sikur ministra e shefa të mëdhenj të kishim patur njerëz, të cilët konkurojnë se kush bën lëvdatën më të madhe për shefin, e kur dikush nuk e quan skenderbe, të paktën e cilëson më të zotin se Merkel, apo të dytin në botë që sjell vaksinën.

Përfytyroni sikur e gjithë këneta e madhe, kriza, varfëria, ngecja në vend, apo kthimi mbrapa të silleshin në media dhe ekrane si arritje.

Dhe pas këtij udhëtimi fantastik, imagjino se asnjë nga këto nuk është vegim apo fiction. Po sak, ajo që ka ndodhur në realitet në këto 8 vite.


Etiketa: , , ,

Pas