Aktualitet

Imami akuza të forta PD-së: Listat e anëtarëve i fshehin vetëm terroristët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 16/06/21 |
mapo.al

Pas fitores së Lulzim Bashës për kryetar të Partisë Demokratike, ka reaguar edhe “Grupi për PD”, që kishte si kandidate Edit Harxhin.






Përfaqësuesi i këtij grupimi, Arben Imami tha se Lulzim Basha në këto zgjedhje mori 25 mijë vota më pak se në 2017. Sipas tij kjo tregon se zgjedhjet për kreun e PD 4 vite më parë ishin të montuara.


Një shqetësim që ngriti Imami është mbajtja e fshehtë e listave të anëtarësisë.







Sipas tij, listat e anëtarëve mbahen të fshehta vetëm në organizatat terroriste, ndërsa PD është një forcë demokratike, që nuk duhet ta bëjë diçka të tillë.



“Në zgjedhjet e 2017, Lulzim Basha ka marrë 25 mijë vota më tepër sesa tani. Arsyeja që ka marrë 25 mijë vota më pak këtë të diele është se në zgjedhje u paraqitën disa kandidatë dhe kjo tregon se në 2017 zgjedhjet ishin të montuara



E dyta, këto zgjedhje janë përtej njohjes dhe mos njohjes, përtej ligjshmërisë dhe paligjshmërisë. Kandidatët në këtë rast nuk kanë listat. Ne mund të gjykojmë një proces nëse është i ligjshme apo i paligjshme duke konfrontuar listat me pjesëmarrjen konkrete. Edhe sot pasi kanë mbaruar zgjedhjet kandidatët nuk kanë listat.

Unë i them zotit Basha, ti je kryetar i PD, një parti që është ngritur për çështjet e ligjit. Ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist që mban lista të fshehta anëtarësia, listat e fshehtë i mbajnë vetëm organizatat terroriste. Në një vend demokratik si Shqipëria në një parti me tradita demokratike, nuk duhet të ketë listat të fshehta të anëtarësisë”, tha ndër të tjera Imami.

Lexo edhe :  Basha e "bllokoi", Berisha: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë

“PD NUK ESHTE E BASHKUAR”
Sipas Imamit, Partia Demokratike tashmë nuk është një parti e bashkuar, pasi janë përjashtuar edhe ata që quhen anëtarë jo aktivë, por që sipas tij janë themeli i partisë.

“Zgjedhjet në parti bëhen për të pasur konkurrencë dhe për të parë përpara. PD nuk është me e bashkuar, vendosja në mënyrë të njëanshme e datës së zgjedhjeve, hile mashtruesish ordinerë nuk e bashkon partinë.

Heqja e 30 mijë anëtarëve nga lista, që janë pjesë e asaj që quhet anëtarësia jo aktive janë themeli i PD, që në këto vite nuk bashkohen me politikat e Lulzim Bashës. Në këto zgjedhje kjo pjesë e rëndësishme e PD edhe formalisht u përzu nga PD”, tha Imami.

Në zgjedhjet për kreun e PD, Lulzim Basha fitoi me mbi 80% të votave, i pasuar nga Agron Shehaj. Më pas u rendit Edith Harxhi dhe në fund kandidati Fatbardh Kadilli.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas