Ish-deputeti Arben Imami tha sot se kanë informacione se kreu i PD Lulzim Basha, po bën negociata të fshehta me kryeministrin Edi Rama.
Sipas ish-ministrit Imami, negociatat mes Ramës dhe Bashës kanë nisur që prej 2017 dhe kanë sjellë dy dështime të mëdha për demokratët, siç ishte humbja e zgjedhjeve të Prillit, dhe atyre të 2017-tës.
“Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit, pas një qeverisje të korruptuar prej 8 vitesh, që e ka çuar vendin në varfëri.
Ne jemi të vetëdijshëm që shitblerja e votës, përdorimi i administratës, përdorimi i të dhënave personale, ishin vetëm një pjesë e elementëve që përcaktuan rezultatin zgjedhor, por ne jemi po ashtu të vetëdijshëm që PD nuk arriti që të mundësonte mbështetje më të madhe.
PD ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë, PD nuk po garonte për vend të dytë, pjesëmarrja me 46% në zgjedhje është tregues domethënës që PD nuk frymëzoi, dhe as nuk siguroi mbështetje për fitore”, tha Imami.
LEXO EDHE:
Nishani: Bashkëqeverisje Rama-Basha? Do të ishte tradhti kombëtare