Bota

Imitim apo jo? Krimet horror që po trondisin një vend








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:19 - 29/07/19 |
mapo.al

Një javë më parë, një krim i rëndë tronditi Gjermaninë. Një 28-vjeçar hodhi një grua përpara një treni në lëvizje. Ajo humbi jetën në vend, ndërsa arsyet e krimit mbeten akoma të paqarta. Për gazetën Bild, 28-vjeçari Jackson Bajrami, që njëherë thuhet se është kosovar, më pas thuhet se është serbo-kosovar, e kreu krimin vetëm nga dëshira për të vrarë.


Por ende pa e marrë veten nga kjo ngjarje e rëndë, një krim i ngjashëm u shënua të hënën në Frankfurt. Një 40-vjeçar shtyu një grua bashkë me djalin e saj 8-vjeçar në shina përpara një treni të shpejtësisë së lartë. Gruaja ia doli të largohet, por djali i saj vdiq në vend.


Autori i krimit të rëndë u arratis, por u kap më vonë. Ai nuk kishte lidhje me gruan dhe fëmijën. Motivi mbetet i paqartë. Megjithatë ngjarja e rëndë ka shokuar të pranishmit, që kanë shpërthyer në lot prej skenës horror. Një dëshmitar nuk mund të fliste dot për shkak të asaj që kishte parë. Autori thuhet se tentoi të hidhte para shinave edhe një person të tretë.


Burimet policore thonë se ai është afrikan nga Eritrea. Kjo ka mjaftuar për të ndezur gjakrat për shkak të komenteve nga partia e ekstremit të djathtë AfD.


Ngjarja e rëndë ka kthyer sërish vëmendjen tek mënyra se si bëhen mbulimet mediatike të ngjarjeve të tilla, sidomos kur dy ngjarje të ngjashme horror ndodhin brenda pak ditësh.


Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka ndërprerë pushimet për të nisur një takim krize. Kurse mediat po shpërndajnë manuale ekspertësh, që tregojnë se si të ruajmë veten ndaj rasteve të tilla, mundësisht duke qëndruar sa më larg shinave.


Etiketa: , , ,

Pas