Aktualitet

Importimi i mbetjeve, Gjykata Kushtetuese pro referendumit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 05/03/13 |
mapo.al

Gjykata Kushtetuese ka hapur rrugën e mbajtjes së një referendum kundër importit të mbetjeve pas kёrkesёs sё paraqitur nga njё grup download (12)ambientalistёsh dhe aktivistёsh tё shoqёrisё civile. Vendimi ёshtё marrё, nga Gjykata, javёn e shkuar me 7 vota pro dhe një kundër.  Debati për importin e plehrave ka nisur që në vitin 2011 kur parlamenti miratoi një ligj të ri për trajtimin e mbetjeve urbane në të cilin ishin përfshirë edhe dy nene që lejonin importimin e tyre për qëllime riciklimi. Ambientalistët i kundërshtuan me forcë këto dy nene duke argumentuar se Shqipëria nuk ka mundësitë për kontrollet e nevojshme dhe se vendi sipas tyre mund të rrezikojë të kthehet në një destinacion për mbetjet e rrezikshme. Por sipas qeverisë, ligji është hartuar në përputhje me standartet europiane dhe  janë vetëm 25 lloje mbetjesh që lejohet të hyjnë për qëllime riciklimi.Në fillim të vitit të shkuar,  të grupuar në Aleancën kundër importit të Plehrave, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe ambientalistët mblodhёn mbi 60 mijë firma, duke dorëzuar kërkesën për referendum. Tani takon presidentit të vendit që brenda 45 ditësh të shpall datën.


 


 


 




Pas