Impresione nga dita e parë e Samitit të Diasporës

Prof. Lisen Bashkurti

Po bëhet Samiti 2-të i Diasporës Shqiptare. Eshtë një eveniment me shumë rëndësi që buron nga vlera e jashtëzakonshme që ka dispora shqiptare për Kombin, popullin dhe shtetin shqiptar. Përgjithësisht është për tu përshëndetur një iniciativë e tillë. Ndonëse nuk kanë munguar edhe kritikat e shumta lidhur me formatin, me momentin dhe me shpenzimet publike të bëra për mbajtjen e tij.



Konfuzion rreth definicionit ‘diasporë’

Pa u bërë as pjesë e tifozëve pro dhe e kritikëve kundër, mua më tërheqin vëmendjen disa aspekte që lidhen me keqkuptimin ose më saktë me keqpërdorimin e përcaktimit diasporë në Samit. Definicioni ose përcaktimi shkencor i termit ‘diapsorë’ është qartësuar nga shkencat shoqërore shumë kohë më parë.’Diasporë do të thotë një grup i madh njerëzish me lidhje të ngjashme trashëgimie ose Atdheu, i cili është larguar nga vëndi tij për tu vendosur anë e mbanë botës’. Keqkuptimi ose abuzimi me termin disporë më tërhoqi vëmendjen nga dy aspekte kryesore të Samitit: nga pjesëmarrësit dhe nga fjalimet kryesore që u mbajtën.

Lidhur me pjesëmarrësit mendoj se ishte bërë mirë që ishin ftuar shqiptarë të shumtë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Por, referuar definicionit shkencor të termit diasporë, asnjëri nga këto grupe shqiptare të ardhur nga Ballkani Perëndimorë nuk bëjnë pjesë në kategorinë ‘diasporë’, përsa kohë ato nuk janë të larguar nga trojet e tyre diku gjetkë nëpër vënde të huaja në  botë.

Shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës janë shqiptarë etnikë në origjinën e tyre dhe autoktonë ne trojet e veta. Me fjalë të tjera janë grupe njerëzish me të njëtën trashëgimi origjine dhe vazhdues në njëjtat troje të tyre etnike. Konsiderimi i shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës nën definicionin ‘diasporë’ është shkencërisht e pasaktë dhe politikisht e gabuar.

Fjalimet, agjenda politike, jo agjenda diaspore

Lidhur me fjalimet kryesore që u mbajtën nga Kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe Presidenti i Kosovës, Thaci mund të thuhet se të dy ishin në një akord dhe njëkohësisht në një dizakord të përbashkët. Të dy luajtën në një akord të përbashkët politik dhe të dy dolën jashtë akordit të përbashkët ‘diasporë”. Akordi i përbashkët politik u duk në ngritjet e toneve nacionaliste nga të dy. Kryeministri Rama hodhi ‘tezën retorike bajate’ të bashkimit shqiptar. Presidenti Thaci u betua dhe përbetua se ‘copëtimi i kufijvë të Kosovës mund të ndodhte vetëm nëse kalohej mbi trupin e tij’.

Dukej nga kushdo që këto ide dhe tone nacionaliste të panatyrshme, të panevojshme dhe të padobishme ishin të sinkronizuara dhe u bënë për qëllime konjukturale: Rama për të larguar vëmendjen nga kriza politike, ekonomike e sociale e brëndshme dhe nga akuzat për përzjerje në negociatat për coptimin e Kosovës; Thaci për të rikuperuar imazhin e vet të rrënuar, të shkaktuar nga tezat e tij për ‘korrigjim’, ‘ndryshim’, ‘shkëmbim’, apo ‘korrigjim të lehtë’ të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Të dy liderët abuzuan mjedisin e diasporës për agjendat dhe përgjegjësitë e tyre politike personale.

Ndërsa dizakordi i përbashkët i të dy folësve lidhej me anashkalimin e cështjeve themelore të diasporës shqiptare në botë dhe marrëdhënieve të saj me shtetet amë. Këto cështje kanë të bëjnë me ngushtimin e distancave midis diasporave dhe shteteve amë, me vendosjen e urave përfaqësuese dhe participuese të diaporave në jetën e brëndshme të shteteve tona, me rritjen e kontributeve të shteteve amë për nevojat e diapsorës, me veprime të sinkroniazara strategjike shtet-diasporë dhe me forcimin e identitetit kombëtar dhe ngritjen e reputacionit të Kombit Shqiptarë në botë. Të dy liderët i anashkaluan nga fjalimet e tyre këto cështje specifike të diasporës. Zhurmat nacionaliste lanë në hije qëllimet kryesore për të cilat duhet të shërbejnë samite të tilla për disporën.

Të mos harrojmë se ky është Samitit i Dytë i Diasporës. Kjo presupozon parasëgjithash të bëhet një bilanc mbi punën e bërë, me arritjet, sukseset dhe dështimet. E më tutje të përpilohen strategji, prioritete, plane veprimi, masa konkrete, institucione dhe burime njerëzore e financiare në zbatim të tyre.

Këto janë impresionet e ditës së parë të Samitit. Le të shpresojmë se dita e dytë do jetë më frytdhënëse.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252