Aktualitet

Imuniteti i të shëruarve nga koronavirusi, Koraqi: Antitrupat qëndrojnë deri në 6 muaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 22/09/20 |
mapo.al

Të shëruarit nga koronavirusi kanë imunitet ndaj sëmundjes deri në 6 muaj. Kështu thonë studimet e fundit edhe pse niveli i antitrupave nuk është i njëjtë te të gjithë të shëruarit.






Sa më rëndë të kalohet koronavirusi aq më i lartë është imuniteti i krijuar ose siç njihet ndryshe niveli i IGG pas testit serologjik.


Andi Koraqi, shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT,  i shëruar prej kohësh nga virusi thotë se nga muaji në muaj antitrupat pësojnë rënie me 1 deri 2 njësi.







Në dy raste që unë e kam bërë me të njëjtin test ka rezultuar se indeksi lëviz me 2 njësi. Deri këto momente mendohet se imuniteti zgjat 3-6 muaj. Është vërtetuar se sa më rëndë e kalon sëmundjen aq më të lartë e ke nivelin e antitrupave”, tha Koraqi.




Sipas studimeve, të shëruarit nga koronavirusi nuk janë infektues për të tjerët. Por sa mundësi kanë të preken sërish nga virusi?



Në botë, deri tani janë 3 raste të konfirmuara dhe sëmundja e dytë ka qenë më e lehtë se e parë”, shpjegon shefi i laboratorit.

Me hapjen e shkollave dhe ndryshimin e temperaturave mjekët parashikojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike. Pas 1 muaji thotë përfaqësuesi i komitetit të ekspertëve, shifrat ditore të të prekurve do të jenë më të larta.

Andi Koraqi propozon futjen e metodave te reja të testimit për të ndarë gripin nga koronavirusi.

Numri i testimeve për mendimin tim duhet të rritet, madje duhet të futen dhe metodat e reja të testimit më të lehta se marrja e materialit me tampon. Ka nisur testimi masivisht me anë të pështymës që është më e kollajshme”, shtoi Koraqi.

Përfaqësuesi i komitetit të ekspertëve deklaron se pavarësisht situatës së pritshme në dimër, vendi nuk do të shkojë drejt një mbyllje tjetër.A2

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas