IN MEMORIAM/ ‘Bisturia e artë’ e doktor Flamurit

Ka thuajse gjithmonë një ngjarje që na ngel në kujtesë nga fëmijëria jonë dhe bëhet udhëheqëse në jetë. Për Flamur Tartarin ishte ai moment në vitet e para të pasluftës kur u bë dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm. Ngjarja jo vetëm e tronditi, por e bri që të ëndërronte vazhdimisht që të bëhej mjek.

I lindur në një familje me tradita në fushën e mjekësisë, ai e bëri ëndrrën realitet falë xhaxhait të tij, Ismail Tartarit, për të cilin fliste gjithmonë me shumë respekt. Themeluesi i Radiologjisë Shqiptare e regjistroi nipin në Fakultetin e Mjekësisë. Prej andej nisi një karrierë e shkëlqyer, që do i jepte emrin ‘Bisturia e artë’ mjekut Flamur Tartari.



Fillimisht punoi si kirurg në qytetin e Durrësit.

Më pas u zhvendos në Tiranë, ku karriera e tij njohu një rritje meteorike. Jo më kot do e quanin ‘Bistuaria e artë’. Edhe pas rënies së komunizmit, pasioni i tij për profesionin nuk u ndal. Pas viteve ’90, mjekëve iu dha mundësia të specializoheshin dhe të merrnin pjesë në shumë konferenca si brenda, por edhe jashtë shtetit duke shkëmbyer e përftuar përvoja të shumta për problemet kirurgjikale urologjike. Tartari, një ndër ta, kreu specializime të tjera, në Hungari, Holandë, Zvicër, Itali. Janë të panumërta konferencat ku ai ka marrë pjesë, ashtu si dhe praktikat personale që ai ka botuarën revistën e njohur mjekësore “The Journal of European Urology”.

Më datë 4 tetor mbushi 75 vjeç, një jubile për mjekun që ka bërë gjithmonë kaq mirë. Tashmë do bëhej pjesë e stafi pedagogjik të Universitetit Europian të Tiranës si pjesë e Fakultetit të ri të Mjekësisë. Në ditën e tij të bekuar, ai mori edhe Çmimin e Presidentit nga Adrian Civici. “Ka pasur raste që pacientëve në gjendje të rëndë që kanë pasur të njëjtin grup gjaku me mua, t’ju kem dhënë unë gjak”, thoshte doktor Flamuri.

Ne mjekët jemi shumë të shpejtë kur gjejmë dashamirësi. Kritika ka kudo, por them se në të ardhmen do ta bëjmë akoma më mirë këtë punë, dhe do të japim atë që quhet mjekësia bashkëkohore. Nuk dua t’i bëj reklamë Universitetit Europian të Tiranës, por mjafton vetëm fakti se muret e këtij ambienti janë të mbushura me të gjitha portretet e intelektualëve të Shqipërisë, flet për vazhdimësinë, kulturën, dashamirësinë dhe zhvillimin e këtij universiteti për brezat e ardhshëm, u shpreh Tartari në prezantimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Vetëm tre javë më vonë për familjarët, mjekët, gazetarët dhe mijëra miq të tij, erdhi lajmi i keq. Doktor Flamuri kishte ndërruar jetë. Ai la pas një trashëgimi të madh, por sidomos dy vajza për të cilat kujdesej kaq shumë.

BIO/ Flamur Tartari lindi në Tiranë më 1943, nga një familje qytetare intelektuale me tradita mjekësore. Xhaxhai tij, dr. Ismail Tartari, themelues i Radiologjisë Shqiptare, e regjistroi nipin në Fakultetin e Mjekësisë. Pas përfundimit të studimeve të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, doktor Tartarit iu kërkua të shërbente në Durrës, si kirurg, qytet që ruan një lidhje të veçantë. Pas kthimit në Tiranë, Tartari u emërua si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Në vitin 1980, ai mbrojti me sukses doktoraturën me punime konkrete për hipospadinë. Pas studimeve dhe shërbimit si kirurg në Tiranë, prof. Tartari zhvendoset në Paris, aty ku u specializua në drejtim të Urologjisë së fëmijëve të vegjël. Me rikthimin në Tiranë, doktori themeloi Urologjinë Moderne Shqiptare të fëmijëve. Ishte autor i mbi 150 punimeve mjekësore, shkencore dhe publicistike. Në 2007, prof. dr. Flamur Tartari themeloi Shoqatën Shqiptare të Urologjisë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252