Ky ishte një gusht i zi! Brenda dy ditësh ikën nga kjo botë dy personazhe të njohur të artit dhe medias, regjisori Gjergj Xhuvani (56 vjeç) dhe publicisti Fatos Baxhaku (55 vjeç). Ata ikën para kohe dhe krejt papritur duke lënë një boshllëk të madh jo vetëm tek familjarët, por dhe tek qindra e mijëra artdashës apo lexues.
Por, pakkush e di se Tosi dhe Gergji kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Producentja Gerta Qurku sot ka postuar në rrjetet sociale një moment shumë të bukur (in memoriam) kur ata këndonin sëbashku “Formidable”.
“Engjëjt jane larg. Tos dhe Gjergj , ju pritet njeri – tjetrin per ta bere kete udhetim te mrekullueshem drejt engjejve. Dhe ne na mbet trishtimi…”, shkruan ajo.