Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur deklaratës së Taulant Ballës në Kongresin e PS, i cili renditi arritjet e socialistëve.
Në kundërpërgjigje të arritjeve për luftën kundër krimit të organizuar, Zhupa i thotë se duhet të ishte pas hekurave dhe për këtë përdor disa argumenta.
“Nëse do të kishte drejtësi të pavarur Taulant Balla do të ishte prapa hekura për bashkëpunim me kriminel për pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit dhe tenderave publik. Taulant Yaris do të ishte duke dhënë llogari për garancitë dhe mbrojtjen që u jep krimineleve dhe trafikantëve. Përdorimi i krimit të organizuar për pushtet e para nuk i shpëton dot Taulantet e rilindjes”, shkroi Zhupa në Facebook.
Zëdhënësja e PD-së theksoi se nëse socialistët do kishin arritur të luftonin krimin e organizuar, Balla duhet të ishte duke marrë masa për qelinë e tij.
“Presioni dhe shantazhi që u bën gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e mbron dot gjatë ashtu siç nuk fshihet dot më pas sulmeve kundër opozitës që i nxori të palarat e kriminalizimit dhe korrupsionit të kësaj qeverie-bande. Shqiptaret po e vuajnë në kurriz këtë pushtet. Ora e drejtësisë dhe llogaridhënies po afron. Taulant Yaris bën mirë që të marre masat që tani për qelinë e tij”, tha Zhupa.