Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ina Zhupa-Blendi Gonxhes: A ke marrë disa kategori patentash për 1 muaj pa bërë autoshkollë?

by mapo.al
25/07/2020
in Kryesore
0

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor në krye të së cilës është Blendi Gonxhe, rezulton ndër drejtoritë më të korruptuara. Gazeta MAPO ka denoncuar në vazhdimësi disa prej aferave korruptive ku i përfshirë direkt është edhe vetë Gonxhe.

Sikurse ky i fundit është kapur në flagrancë edhe në kushtet e konfliktit të interesit, pasi ka përfituar 22.2 milionë lekë të reja tendera nga buxheti i shtetit për kompaninë e tij dhe të bashkëshortes, “Albarent”. Gonxhe nuk mbajti përgjegjësi dhe vijon të justifikojë zhvatjen e buxhetit duke mbajtur funksion publik.

Por sot është Partia Demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa e cila i është drejtuar publikisht me disa pyetje drejtorit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhes, të cilin e akuzon për korrupsion, konflikt interesi dhe ryshfet.

Zhupa e akuzon Gonxhen se ka marrë disa kategori të patentave për një muaj, pa shkuar asnjëherë në kurs dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë, vetëm duke qenë drejtor.

Deklarata e plotë
Blendi Gonxhe është ndër të parët zyrtarë që i vesh vetës cilësi të cilat nuk i ka: i pastër, i ndershëm, i pakorruptuar. Është krejt e kundërta e këtyre.

Drejtoria e drejtuar prej tij është ndër më të korruptuarat në administratën shtëtërore dhe pranohet si e tillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. Ajo që e shquan Blendi Gonxhen është babëzia. Dhe këtu do të ndalem sot, tek babëzia e Blendi Gonxhes për të patur gjithçka, sa më shpëjt.

Kam sot disa pyetje publike për Drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe. Duke qenë se është i ndjeshëm në këto çështje, shpresoj të përgjigjet shpejt dhe me përgjigje sa më të shkurtra, sepse edhe pyetjet janë fare të thjeshta.

Për të sqaruar qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre:

– Nga data 11.05.2020 deri në 16.06.2020 si drejtor i patentave a ke marr ti disa kategori të patentave pa shkuar asnjëherë dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë?

– Nëse ke ndjekur një kurs, si quhet autoshkolla që keni qënë? Ku e ka vendodhjen? Si quhet instruktori?

– Çfarë ngjyre kishte mjeti me rimorko, apo mjeti transporti për 16 pasagjer?

– A mos të duhen këto kategori për licensat për kompaninë tënde të transportit?! Apo thjesht ti kesh meqë je drejtor aty?

Drejtori i patentave që merr kategoritë e patentave kur është në detyrë është si një dekan i një fakulteti që futet bën edhe një master ta ketë ndërkohë që është dekan!!!!

Në pritje të përgjigjeve të Gonxhes së Ballukut, po përpiqem të arsyetoj cila shkelje është më e rëndë shpërdorimi i detyrës, konflikti interesit apo rryshfeti…

Tags: Blendi Gonxheina zhupa

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
Aktualitet

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë

07/07/2022
“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj
Aktualitet

“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj

07/07/2022
DW: Thirrje antishqiptare në Maqedonia e Veriut, situata ende e tensionuar
Bota

DW: Thirrje antishqiptare në Maqedonia e Veriut, situata ende e tensionuar

07/07/2022
1200 policë rrethojnë kryeministrinë, furgonët dhe autobusët drejt Tiranës
Kryesore

1200 policë rrethojnë kryeministrinë, furgonët dhe autobusët drejt Tiranës

07/07/2022
Next Post
Muzikë të lartë në lokal pas orës 20:00, gjobë 1 mln lekë 4 subjekteve në Tiranë

Muzikë të lartë në lokal pas orës 20:00, gjobë 1 mln lekë 4 subjekteve në Tiranë

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Dëmtohet ish-futbollisti i Kukësit, ja ku operohet ai
  • Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
  • Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “The Godfather”
  • Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
  • Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In