Aktualitet

Inaugurohet Bypassi i Tepelenës, Rama: I hapet rrugë zhvillimit të turizmit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:55 - 13/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Rama ishte sot në Tepelenë për të inauguruar hapjen e Bypass-it prej 1.8 kilometrash, që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë.


Sipas Ramës me këtë investim i hapet rrugë Tepelenës turistike, si dhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët. Rama është shprehur se ky Bypass i hap rrugë ekspozimit turistik të Kalasë së Ali Pashës, që sipas tij dikur ishte një xhep fallco.


Ndërsa ministrja Balluku tha se po rikonstruktohet edhe ura e Ali Pashës, që është monument kulture dhe rrezikonte të binte.


Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi i ka quajtur këto investime realizimin e ëndrrës së të parëve. Ai shtoi se me investimet në infrastrukturë, Tepelena del për 50 kilometra në bregdet.


Statusi i Ramës në Facebook:

Hapet bypass-i i Tepelenës, një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.

I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike.


Etiketa: , , ,

Pas