Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Inceneratorët/ Kutia e Pandorës që Opozita ka hapur

by us er3
21/02/2022
in Kryesore, Politika
0

Para komisionit hetimor po dëshmojnë ministra e kryebashkiakë, ndërsa PD ka bërë të ditur se dosjet do t’i depozitojë në SPAK. Që e gjitha të mos mbetet teatër politik, por të prodhojë rezultate të vërteta, mbetet për t’u parë serioziteti i ecurisë së komisionit dhe aksionit hetimor të Prokurorisë së Posaçme

Beteja opozitare për atë që e cilësoi si aferë e inceneratorëve nisi në 2020-n, kur Partia Demokratike paditi në SPAK ministra, kryebashkiakë e deri kryeministrin Rama. Pasi kishin provuar për dy vite rrugën jashtë institucioneve, PD e dinte mirë se lufta e vërtetë do të duhej të zhvillohej brenda Parlamentit. Me të hyrë në Kuvend vjeshtën e vitit 2021, deputetët demokratë dhe kryetari Basha trysnuan fort për ngritjen e tre komisioneve hetimore, ndër ta edhe ai për Inceneratorët.



Ky i fundit, ndryshe nga ai për çështjen Beçhetti, mori miratimin e maxhorancës, ndërsa opozita trazoi ujërat e qeverisë – tashmë në mandatin e tretë – me emrat e thirrur për të dëshmuar. Ndërsa emrat e Ahmetaj, Gjiknurit, Veliajt e Ramës u dukën si ekzagjerim i opozitës, hetimi i Prokurorisë së Posaçme që çoi në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka tregoi se “kutia e pandorës”, së aferës që PD e shihte si skemë pastrimi parash, sapo ishte hapur.

Kryetari i PD-së, Basha nuk e cilësoi Kokën “peshk të vogël”, por nuk e fshehu pakënaqësinë se të tjerë emra fshiheshin pas tij dhe se ish-ministri i Mjedisit – i akuzuar për marrjen e 3.7 milionë eurove ryshfet – nuk mund të firmoste me kokën e tij 7 marrëveshje brenda një dite. Shifra për të cilën PD akuzon se qeveria ka vjedhur përmes skemës së inceneratorëve, sipas opozitës shkon në 430 milionë euro.
Kryeministri, pasi lau duart me ujët e “fajit individual” me ish-ministrin e tij, nuk e fshehu krenarinë për inceneratorët.

E ndërsa në Komisionin Hetimor Parlamentar, drejtuar nga deputetja Tabaku, nuk kanë munguar debatet dhe polemikat, SPAK do të thërriste pak ditë më parë për të dëshmuar kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe deputeti socialist Allqi Bllako, i cili ka mbajtur edhe postin e Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, kur drejtohej nga Lefter Koka.

Kryetarja e komisionit Hetimor, Tabaku, e shihte bërjen publike të të dhënave që mblidhen nga ky proces i nisur e vinin në një formë presioni SPAK-un për të marrë masa.
E ndërsa zonja Tabaku do të zhvillonte një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, PS e ka paditur atë për shpërdorim të detyrës dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike. Deputetja e maxhorancës, Felaj, deklaroi gjatë mbledhjes së komisionit se veprimi nga zonja Tabaku është kryer me dashje dhe me qëllimin për të fituar kredo politike.

SPAK ka reaguar, duke qartësuar pavarësinë e institucionit, se takimi mes zotit Kraja dhe zonjës Tabaku ishte zhvilluar me kërkesë të kësaj të fundit. Sipas njoftimit thuhej se institucioni administron çdo fakt dhe indicie që lidhet me hetimin e çështjes së inceneratorëve , “..ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi”.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryedemokrati Basha, duke deklaruar ngulmimin e PD-së për të mos u tërhequr.
“Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milionë euro”, shkruante Basha, duke inkurajuar prokurorët të bëjnë punën e tyre. “I bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për t’u frikësuar”, përfundonte kryedemokrati.

I pyetur pak ditë më parë, pasi SPAK mori në pyetje kryebashkiakun e Fierit – ku PD pretendon se duhet të ketë llogaridhënie për destinacionin e 23 milionë eurove – Lulzim Basha do t’i qëndronte synimit maksimal të kësaj beteje opozitare, për të mbërritur tek i pari i qeverisë. Basha do t’u drejtohej të tijve, pak ditë më parë, duke u thënë i bindur se me çështjen e inceneratorëve është kapur e gjithë kupola e Partisë Socialiste dhe qeveria Rama.

Kryeministri Rama do ta konfirmonte pjesëmarrjen e tij në komisionin hetimor parlamentar për të dëshmuar, në listën që është e gjatë dhe e mbushur me emra ministrash e kryetarësh bashkie.
Në mbledhjen e së hënës të thirrur për të dëshmuar ishin kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani e ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku. Në listë ishin edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe ministri Ahmetaj.

Ish-Ministri i Financave, Cani, deklaroi se institucioni i drejtuar atëkohë prej tij ishte treguar korrekt dhe se ishte refuzuar financimi projetktit të inceneratorit të Elbasanit. Sipas Canit, dikasteri, për shkak të pozicionit konservator, kishte menduar se pagesa e parë do të bëhej pasi inceneratori të vihej në punë. Refuzimi për të financuar inceneratorin, i bëri deputetët e opozitës të hamendësojnë edhe largimin e zotit Cani nga detyra e ministrit. Cani ka dëshmuar se ministria e drejtuar prej tij ka refuzuar dokumentet që nuk kanë qenë në rregull me ligjin. “Na u kërkua mendim për një vendim që ishte në kundërshtim ligjin dhe e kemi thënë”, është shprehur Cani, duke iu referuar asaj që u cilësua si emergjenca mjedisore.

Askush nuk i trajton mbetjet falas, do të thoshte ministrja e Infrastrukturës, Balluku, e cila u betua dje para komisionit hetimor për dëshminë e saj.
Unë nuk marr përsipër të hetojë apo të analizojë se si e menaxhon koncesionin firma koncesionare, pasi ka njësi për këtë punë. Por mos ta përdorim shprehjen se nga buxheti i shtetit kanë shkuar lekë te koncesionari. Koncesionari e mban për 30 vite me të ardhurat e tij. Nëse Bashkia paguan për shërbimin, duhet ta bëjë. Si mendoni ju s’do paguaj bashkia? Askush nuk i trajton mbetjet falas.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi të hënën se kjo ministri nuk ka dhënë para për koncesionarët. Në një ton më shumë si fushatë promovuese sesa llogaridhënës, zonja Balluku shpjegoi – ashtu si edhe shefi i saj sa herë bie fjala te benefitet e PPP-së – se qeveria nuk kalon para te koncensionari, por ia kalon ato bashkisë. Sipas ministres, koncesionari vendos paratë e veta, ndërton dhe e përdor impiantin e mbetjeve për 30 vjet. “Ministria e Infrastrukturës nuk i kalon asnjë kokërr leku koncesionarit, zero. Ne mbështesim Bashkinë e Tiranës. Ato para kalojnë nga ministria te Bashkia, për të mbështetur bashkinë për menaxhimin e mbetjeve”.

Ajo mohoi të kishte njohje me biznesmenët e shpallur në kërkim Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Balluku gjithashtu mohoi që tre koncesionet për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës të kenë të njëjtin pronar, ndërsa supervizorët tha ajo paguhen nga koncesionarët, ndërsa deptuetët e opozitës pretendojnë se është i njëjti supervizor. Balluku tha se inceneratori i Fierit vazhdon të jetë në një proces të ndërtimit dhe të dorëzimit. Në Elbasan, siç tha Balluku është dhënë e drejta e ndërtimit dhe është licencuar prodhimi i energjisë nga impianti i Elbasanit. “Bashkia e Elbasanit do të ketë mundësi të prodhojë energji elektrike me të cilat do të kompensojë të gjitha nevojat”, tha Balluku, sërish me një ton elektoral, siç edhe kryeministri i sheh si një sukses dhe motiv për të qenë krenar inceneratorët tashmë jo vetëm nën shënjestrën e një komisioni hetimor, por të vetë SPAK.

Kryebashkiaku i Fierit, i thirrur pak ditë më parë nga SPAK, pohoi para komisionit hetimor se kishte pasur një takim me biznesmenin e shpallur në kërkim, Klodian Zoton, për të diskutuar depozitimin e mbetjeve.Subashi shprehu se nuk kishte dijeni nëse koncesionari ishte paguar në fillim të punimeve, ndërsa tha se impianti do të jetë gati shumë shpejt dhe kontrata quhet gati e përfunduar.

Mbi menaxhimin e mbetjeve në Durrësi, kryebashkiakja Sako dëshmoi se ato kaluan në landfillin e Sharrës, pasi vend-depozitimi i vjetër në Porto-Romano u shndërrua në park.
Sipas deputetëve të opozitës AKUM-i i drejtuar nga Alqi Bllako babai i të cilit ishte i punësuar tek Inceneratori i Tiranës, ka ushtruar presion ndaj Bashkisë Durrës që mbetjet të depozitoheshin në Landfillin e Sharrës në Tiranë.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se kontrata me koncesionarin do t’u kushtojë qytetarëve të Durrësit 10 milionë euro dhe 15 milionë euro shtesë për transportin. Tarifat e pastrimit, sipas Tabakut do të rriten me 60 përqind. Opozita e akuzoi zonjën Sako se më 14 shkurt i ka depozituar personi në kërkim, Klodian Zoto, 200 mijë euro.

Sako u largua nga komisioni, ndërsa PD deklaroi se do ta paditin. Sipas Tabakut, bashkitë janë vendosur në shërbim të inceneratorit të Tiranës, ku një prej administratorëve ka qenë edhe Klodian Zoto. Sipas ministres Balluku, Bashkia e Durrësit depoziton me të njëjtin çmim si Bashkia e Tiranës, ndërsa ka pretenduar se ky qytet ishte në emergjencë mjedisore. Ajo u rrek të rrëzonte pretendimin e opozitës se bëhej fjalë për një aferë prej 430 milionë eurosh, duke thënë se nga këqyrja e kontratave nuk rezultonte një shifër e tillë dhe ngulmoi ta vinte theksin nga pretendimi i qeverisë, për menaxhimin e 1.1 milionë ton mbetje në vit.

Deputetja Tabaku, disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, u bënte thirrje dëshmitarëve të tregonin ministrat dhe të denonconin korrupsionin. Tanimë, para komisionit po dëshmojnë ministra e kryebashkiakë, ndërsa PD ka bërë të ditur se dosjet do t’i depozitojë në SPAK. Me një qëndrim prej triumfuesish, të kujt është i bindur se po zbardh aferën më të madhe korruptive të lidhur me qeverinë, deputetët e opozitës nuk i shpëtojnë edhe krijimit të një mizanskene prej gjyqi politik, megjithatë faktet e deritanishme dhe veçanërisht arrestimi i ish-ministrit Koka, u jep të drejtë atyre që kanë hapur tanimë ‘portat e ferrit’ dhe qoftë edhe vetëm rreshtimi i ministrave apo edhe vetë kryeministrit si dëshmitarë, duket t’u japë një lloj kënaqësie. Që e gjitha të mos mbetet teatër politik, por të prodhojë rezultate të vërteta, mbetet varet te serioziteti i ecurisë së komisionit dhe aksionit të SPAK./S.B

 

 

 

 

Tags: BallukuÇaniinceneratorëtkomisioni hetimorPDsubashiTabaku

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare

27/03/2023
Next Post
Debati i plotë te Komisioni Hetimor i Inceneratorëve, Balluku 120 minuta përballë deputetëve

Debati i plotë te Komisioni Hetimor i Inceneratorëve, Balluku 120 minuta përballë deputetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In