Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve. Në një postim në Twitter, ajo shkruan se, korrupsioni duhet goditur me akte dhe jo më fjalë, duke shtuar se pret më shumë nga drejtësia.
“Inceneratorët janë lakmues për drejtësinë! Korrupsioni duhet goditur me akte jo me fjalë. Presim më shumë! Drejtesia e re nuk mund të jetë nje kopje e të vjetrës! Mungesa e rezultateve ul besimin e shqiptarëve!”, shkruan Tabaku.
Kujtojmë se, qeveria në vitin 2014 i hapi rrugën ndërtimit me koncesion tre inceneratorëve, atij të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës me argumentin se Shqipëria ndodhej në një “emergjencë mjedisore”.
Ndërkohë që në burg kanë përfundoi ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Apeli i Posaçëm la në burg, pasi u arrestua për korrupsion lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit. Gjykata refuzoi kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Për çështjen e inceneratorëve SPAK kërkoi dhe arrestimin e një deputeti te ri nga radhët e Partisë Socialiste. Ai u vetëdorëzua në polici në orët e para të datës 1 Prill. Alqi Bllako u vendos pas hekurave për abuzim me inceneratorin e Fierit. Bllako akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Në tetor Bllako u lirua nga qelia dhe iu vendos masa “arrest shtëpie”. Ish-deputeti u rikthye në burg. Kështu vendosi Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila pranoi ankimimin e SPAK ndaj vendimit të Shkallës së Parë për ta kaluar Bllakon në “arrest shtëpie”.