Aktualitet

Inceneratorët- Rama i përgjigjet Bashës: Ke në program rrënimin e shqiptarëve







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 16/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama reagon fill pas konferencës për media të kryedemokratit Lulzim Basha, mbajtur kryesisht për pandeminë Covid-19 dhe aferën korruptive me inceneratorët.


Me disa postime të njëpasnjëshme në “Twitter”, Rama thotë se Shqipëria do të pastrohet nga malet e plehrave, për t’u mos kthyer tek ato të “Saliut dhe të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare.” 


Kreu i qeverisë vijon t’i mohojë akuzat, duke i konsideruar mashtrime dhe produkte mjerane të një debati absurd.



“Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë, po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ ton për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!”- shkruan Rama.




Etiketa: , ,

Pas