Saturday, June 25, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Inceneratorët/ Veliaj debaton ashpër me Tabakun: Keni gënjyer në mënyrë sistematike

by us er1
22/02/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Komisioni Hetimor për Inceneratorët zhvillon sot një tjetër seancë  maratone me dëshmitë e politikanëve.

I pari që është thirrur për të dëshmuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku është pyetur nga kryetarja Jorida Tabaku nëse i njeh tre personat që janë në kërkim për këtë aferë, Klodian Zoto, Klodian Mërtiri dhe Stela Gugallja.

Me ironi, Veliaj tha se i njeh vetëm nga portalet, nga fotot me zyrtarin e PD, Gert Bogdani në Zimbabve. Sakaq, Tabaku iu drejtua duke i thënë se dëshmia e rremë përbën vepër penale. Dëshmia e Veliajt po shoqërohet nga debate të ashpra.

Debati:

Veliaj: E kam filluar këtë detyrë në 2015 dhe gjëja e parë që kam hasur ka qenë emergjenca mjedisore. Punën e kam nisur pas administratës tuaj dhe Bashës, ku ju keni qenë nënkryetare.

Tabaku: E njihni Zoton e Mërtirin?

Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë atëherë ministër.

Tabaku: Zoton e Mërtirin e njihni?

Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim por jam informuar nga mediat për udhëtimet e tyre në Zimbabve me anëtarë të PD.

Tabaku: Zimbabve nuk është objekt i këtij komisioni, jeni thërritur për kontratën e Tiranës.

Veliaj: Më pyetët nga i njoh dhe thash që i njoh nga portalet, nëse kjo është njohje kjo është përgjigja ime.

Tabaku: 
Më datën 27.3.2017 kërkesën e Bllakos jeni shprehur pro, cila pikë e cilës gërmë të ligjit, për vetë qeverisjen vendore ju autorizon ta bëni këtë?

Veliaj: Më autorizon pika e 12 ku kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për administrimin e mbetjeve në territorin. Kam respektuar një ligj që shumica juaj e votuat në parlament.

Tabaku: Cila pikë e cilës nen ju ka autorizuar ju për të kryer këtë ndryshime?

Veliaj: Më ka autorizuar neni 1, pika 5, në gërmën Gj, kompetencat e kryetarit të bashkisë është thënë se kryetari i bashkisë plotëson detyrimet përfshirë edhe ato për pastrimin e qytetin. Keni spekuluar. Unë betohem, normale që dëshmitarët betohen. Po ju betoheni për të thënë të vërtetën?

Tabaku: Më lini të shtroj pyetjet, kam një listë. Fokusohuni te pyetjet e mia.

Veliaj: Unë ju respektova.

Tabaku: Sipas pyetjes 5 ju nuk e keni këtë kompetencë për të firmosur këtë shkresë. Në këtë rast kjo kompetencë i takon këshillit bashkiak.

Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem, është e pandershme kjo që po bëni.

Tabaku: Mos prishni mbledhjen. Më lë të vazhdoj pyetjen. Pyetjet i bëj unë, përgjigjet i bëni ju. Do tju jap të gjithë kohën.

Veliaj: Do të më japësh kohën për përgjigjen.

Tabaku:
 Është e pandershme të vish e të marrësh kohën për propagandë. Është e pandershme të marrësh peng këtë komision. Kthejini përgjigje pyetjeve. Prona ku shtrihet landfilli i Sharrës, a ishte pronë e Bashkisë së Tiranës?

Veliaj: Përgjigja është kjo, jam përgjigjur me logo të bashkisë, me vulë të bashkisë së Tiranës, e keni kaq javë që thoni se kam përdorur logon e qarkut. Në kaq vite qeverisje nëse nuk dini të dalloni qarkun nga bashkia… Ajo që keni bërë është që keni gënjyer në mënyrë sistematike. Mos bëni zhurmuesin.

Tabaku: Zhurmuesin sistematikisht e keni bërë ju. Është e pandershme të marrësh peng komisionin.

Tags: debateErion VeliajJorida Tabakukomisioni hetimor

JU SUGJEROJME

Ngritën shtëpi bari me 2 mijë bimë, u vendosën në pranga 3 shqiptarë
Aktualitet

Ngritën shtëpi bari me 2 mijë bimë, u vendosën në pranga 3 shqiptarë

24/06/2022
SHIFRA E DITËS: 22 vite pritje, BE si “Godoja” për Shqipërinë
Aktualitet

Rama për negociatat: Nuk jemi ne ngadalë, statusi i kandidatit është një pilulë kundër depresionit

24/06/2022
Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen vendit
Bota

Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen vendit

24/06/2022
Biden kundër aborteve: Gratë do të detyrohen të rrisin edhe fëmijën e përdhunuesit
Bota

Biden kundër aborteve: Gratë do të detyrohen të rrisin edhe fëmijën e përdhunuesit

24/06/2022
Next Post
Kryemadhi: SHBA na bën nder po na shpalli “non grata”, na kursen lekët e biletave

“Është bërë gazi i botës”, Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: SPAK, po dëgjon?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ngritën shtëpi bari me 2 mijë bimë, u vendosën në pranga 3 shqiptarë
  • Rama për negociatat: Nuk jemi ne ngadalë, statusi i kandidatit është një pilulë kundër depresionit
  • Negociatat me BE-në/ Preç Zogaj: Jemi pasojë, ndaj mos marrim rol në qendër të skenës
  • Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen vendit
  • Demokracia e politika: Përfundimet e paparashikueshme të luftës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In