Aktualitet

Inceneratori i Tiranës i përgjigjet PD-së: Ejani shikoni nga afër punën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:34 - 18/10/20 |
mapo.al

Përfaqësuesit e Partisë Demorkatike, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa, akuzuan sot punonjësit e inceneratorit të Tiranës, se i kërcënuan dhe nuk i lejuan të mbanin një deklaratë.


Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe shoqëria “Integrated Energy BV SPV”, e cila thotë se i ftuan dy zyrtarët e PD-së të futeshin brenda kompanisë. Sipas tyre, po bëhen kërcënime dhe shantazhe, ndërkohë që kompania thekson se ka ndërtuar një projekt madhor.


Reagimi i plotë:



Shoqëria konçesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k është një shoqëri me investitorë të huaj, e cila çdo ditë po përballet me sulme dhe gënjeshtra të paprecedenta.


Sot u njohëm me një tjetër shpifje të ulët, sipas të cilës punonjësit tanë kanë penguar dhe agresuar përfaqësues të Partisë Demokratike. Sot në orët e para të mëngjesit disa punonjës të mirëmbajtjes në Landfill  ftuan për të hyrë brënda disa anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët qëndronin jashtë territorit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve.


Ftesës së punonjësve për tu njohur me projektin përfaqësuesit e Partisë Demokratike ju përgjigjën negativisht. Pranë tyre shkuan punonjësit e gjelbërimit, të cilët më pas në media mësuam se u akuzuan nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike si individë të paidentifikuar që shantazhuan dhe kërcënuan anëtarët e Partisë Demokratike.

Bëjmë me dije, se ata punonjës janë jo vetëm pjesë e kompanisë, por dhe e komunitetit të zonës që jetojnë prej vitesh me Sharrën dhe janë pjesë e ndryshimit të saj. Ashtu siç shihet edhe në atë video jo të plotë që vetë Partia Demokratike ka shpërndarë, punonjësit e kompanisë ftojnë përfaqësuesit politikë të hyjnë brënda, por ata në të gjitha rastet jo vetëm refuzojnë, por i marrin dhe në pyetje.

Me keqardhje vëmë re, se përpjekjet për të kthyer këtë situatë në shantazhim apo kërcënim nga ana e kompanisë dhe për tu viktimizuar nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike janë të ulëta dhe keqdashëse.

Denoncimi në polici për shkak se punëtorët nuk kanë mbajtur qetësi gjatë leximit të deklaratës nga anëtarët e Partisë Demokratike, është një tjetër veprim i ulët për shpifjen e rradhës, e cila nuk viktimizon dot askënd dhe nuk mund të njollosë as kompaninë dhe as punonjësit tanë.

I bëjmë thirrje Z. Lulëzim Basha dhe Partisë Demokratike të ndalojë akuzat, kërcënimet, shpifjet dhe të pavërtetat që deklaron çdo ditë në adresën tonë. Ftojmë z.Basha dhe këdo që ka interes të vizitojë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë, të njihet nga afër me këtë projekt madhor.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas