Një incident është regjistruar në Himarë. Në foton e siguruar shihen dy qytetarë që janë duke sulmuar një të huaj.
Në pamje duken dy djemtë që përpiqen të sulmojnë fizikisht shtetasin e huaj, por duke u favorizuar nga fiziku, turisti arrin që t’i shmangë që të dy.
Ai dëgjohet teksa u thotë “largohuni” ndërsa bën hapa pas në përpjekje për t’u larguar. Nuk dihet se për çfarë arsyesh shtetasi i huaj është konfliktuar me dy qytetarët.
Disa ditë më parë një tjetër incident më i dhunshëm u regjistrua në Himarë mes disa pushuesve dhe pronares së një vile që lëshon dhoma për pushuesit.
Shkak për konfliktin në këtë rast u bë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente.