Aktualitet

Incident në ngushticën e Hormuzit, vriten 19 marinarë iranianë (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:57 - 11/05/20 |
mapo.al

19 marinarë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një incident midis dy anije luftarake iraniane në Gjirin e Omanit.


Aksidenti ka ndodhur gjatë një trajnimi pranë Ngushticës së Hormuzit. Forcat e armatosura të Iranit zakonisht stërviten në rrugë ujore strategjike.


Anija Konarak u godit të dielen gjatë pasdites me një raketë gjatë një stërvitjeje ushtarake në ujërat e Bandar-e Jask në brigjet e jugut të Iranit, ka njoftuar televizioni shtetëror.


“Jamaran” dhe “Konarak” thuhet se i përkasin forcave detare të ushtrisë iraniane.


Mediat iraniane thanë që Konarak ishte riparuar në vitin 2018 dhe ishte në gjendje të lëshonte raketa. Anija e prodhuar në Hollandë, 47 metra (155ft) kishte qenë në shërbim që nga viti 1988 dhe kishte kapacitet prej 40 tonësh. Zakonisht mbart një ekuipazh prej 20 marinarësh.


Mediat iraniane rrallë kanë raportuar për gabime gjatë stërvitjes, duke sinjalizuar në këtë mënyrë ashpërsinë e incidentit.

Incidenti gjithashtu vjen pas muajsh tensionesh të ngritura midis Iranit dhe SHBA-së pasi Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore në vitin 2018 dhe vendosi sanksione për vendin.

Ky ishte sulmi i dytë i raketave nga forcat e armatosura të Iranit. Pasi sulmoi forcat amerikane në Irak me raketa balistike në janar në përgjigje të vrasjes të Gjeneralit Qassem Suleimani, Garda Revolucionare e Iranit goditi aksidentalisht një avion mde ukrainas, duke vrarë 176 persona në bord.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas