Një incident u shënua pasditen e sotme në afërsi të Klosit, ku raportohet se në një qendër votimi, në fshatin Gurrë e Madhe ka pasur një situatë konfliktuale.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Asllan Likursi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Burrelit.
Dyshohet se Likursi është plagosur nga një vëzhgues i PS-së në këtë qendër votimi.