Friday, June 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Incidentet në ‘Air Albania’, FSHF: S’kemi tifozë të dhunshëm, polakët provokuan

by mapo.al
14/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Sport
0

Pas polemikave dhe incidenteve që ndodhën në ndeshjen Shqipëri-Poloni në “Air Albania”, ka ardhur edhe reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF kërkon që të nxirren mësime nga ngjarje të tilla që nuk na nderojnë dhe se përgjegjësive nuk i shmangen aspak.



Më poshtë reagimi i plotë i FSHF:

“Të martën patëm mundësi të shijonim një ndeshje, e cila nuk pati rezultatin që të gjithë do dëshironim të kishim. Të gjithë shqiptarët ishin me sy nga djemtë e Kombëtares tonë, që kanë zhvilluar një edicion të shkëlqyer deri më tani. Rezultati nuk ishte në favorin tonë, por ne dhamë gjithçka në fushën e lojës. Fati dhe mungesat e shumta që kishim ndaj Polonisë janë faktorë, që nuk duhet t’i harrojmë në asnjë moment.

Futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda, por ne duhet të jemi krenar me këtë skuadër, e cila na ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme. Trajneri Reja dhe e gjithë skuadra duhet të jenë gjithashtu krenarë për çfarë kanë bërë deri më tani dhe të vazhdojnë punën për të çuar përpara projektin e nisur, për të bërë realitet objektivat e dëshirat e të gjithë shqiptarëve për rikthimin në Kampionatin Europian dhe pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror.

Ndeshja na shfaqi gjithashtu disa probleme të rënda, që duhet zgjidhur dhe adresuar sa më parë. Incidente që nuk na nderojnë aspak ne, Shqipërinë dhe tifozët e saj të mrekullueshëm.

Federata Shqiptare e Futbollit ishte duke punuar prej muajsh me UEFA-n në lidhje me një aktivitet të rëndësishëm përsa i përket sigurisë në stadiume, edhe në kuadër të finales së Conference League që do të organizojmë në 25 maj 2022. Pas ngjarjeve në ndeshjen me Poloninë ky aktivitet bëhet edhe më emergjent, në mënyrë që të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në të tilla çështje të bëjmë më të mirën për organizimin e një ndeshjeje.

Ekspertët e UEFA-s do të jenë këtu për të ndjekur disa ndeshje të Abissnet Superiores dhe kryesisht derbit ku ka prani më të madhe tifozësh, për të strukturuar në mënyrë perfekte organizimin për të tilla ndeshje.

Ne jemi të vetëdijshëm se incidentet e të martës në mbrëmje nuk na nderojnë. Duhet të nxjerrim të gjithë mësime përsa na përket si organizatorë. Kishim 22 mijë tifozë të shkëlqyer dhe vetëm dhjetëra individë na njollosin gjithçka të mirë që skuadra ka bërë deri më tani.

Një gjë është shumë e qartë: Ne nuk kemi tifozë të dhunshëm, nuk kemi një historik të tifozëve problematik, përkundrazi sjellja e shkëlqyer dhe mbështetja që tifozët tanë japin në ndeshjet dhe jashtë fushe është bërë objekt krenarie për ne.

Ngjarjet e djeshme janë pasojë e një provokimi të vazhdueshëm, dhe një sjelljeje shumë agresive nga ana e tifozëve polak që kanë goditur për gati 2 orë tifozët tanë në dy tribuna. Tifozët polak njihen për të tilla sjellje dhe prej ditësh të gjithë autoritetet e përfshira në ndeshje kanë bërë maksimumin për të parandaluar ngjarje më të rënda.

Nuk duhet të harrojmë se në të njëjtën orë me ndeshjen tonë në “Air Albania” Stadium, tifozë polak kanë qenë në Wembley në ndeshjen Angli-Hungari dhe kanë pasur përplasje të shumta me tifozë vendas dhe policinë vendase. Ne nuk i shmangemi përgjegjësive tona, i njohim ato, por duhet të jemi gjithmonë pranë të vërtetës, sepse vetëm ajo na shërben për të ecur para. Në asnjë moment, askush, nuk duhet të drejtojë gishtin e akuzës dhe të shpallë fajtorë, por së bashku duhet të reflektojmë dhe të përmirësojmë punën tonë.

Ne të parët, si dhe të gjithë aktorët e tjerë që kanë përgjegjësi për organizime të këtij niveli. E kemi të qartë se sa më shumë rritemi e bëhemi konkurrent, sa më shumë na besohet organizimi i aktivitete prestigjioze europiane, aq më e vështirë bëhet organizimi në perfeksion. Kjo është arsyeja që kemi nisur punën së bashku me autoritetet përkatëse për të rritur kapacitetet tona organizative. Shqipëria është një realitet tashmë në futbollin europian dhe ne duhet t’i përshtatemi këtij realiteti të ri. Nuk kemi mundësi të zgjedhim”.

Tags: Air AlbaniaShqiperi-Poloni

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Plagosja e dyfishtë te ish-Parku i Autobusëve, arrestohen dy autorët/ EMRAT

Plagosja e dyfishtë te ish-Parku i Autobusëve, arrestohen dy autorët/ EMRAT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In