Aktualitet

Incidenti i Beogradit, Ministria e Jashtme raport në Kuvend





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:24 - 29/10/14 |
mapo.al

komisioni i politikes se jashtme mazhoranca rudi dade blushi dokle bushatiMinistria e Jashtme dorëzon në Kuvend një informacion të detajuar në lidhje me atë që ndodhi në Beograd me rastin e ndeshjes së futbollit Serbi – Shqipëri dhe ngjarjet që e pasuan atë. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur dje kryetarja e komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade, e cila ka informuar deputetët në lidhje me ardhjen e një dosjeje të plotë nga ana e Ministrisë së Jashtme lidhur me këtë situatë. Sipas saj, dosja përmban një material të detajuar lidhur me hapat që janë marrë për çështjet  që pasuan incidentin e Beogradit ditën që u zhvillua ndeshja Serbi -Shqipëri. Më pas mbledhja e komisionit vijoi me një prezantim të Koordinatorit Kombëtar për Nismën dhe Bashkëpunimin e Europës Juglindore, Gjergji Mura, mbi programin e Kryesisë së SEECP-it nga ana e Shqipërisë. Në këtë nismë do të marrin pjesë 13 vende anëtare, ku dhe Kosova do të jetë pjesëtare me të drejta dhe detyrime të barabarta.


“Kjo nismë, – u shpreh Mura, – ka një rëndësi të veçantë diplomatike dhe politike, duke synuar afirmimin e rolit të vendit dhe politikës sonë të jashtme në rajon dhe më gjerë”. Gjatë fjalës së tij, Mura sqaroi se “do të zhvillohen 40-të aktivitete, 13 prej tyre me krerë shtetesh, takime të kryetarëve të parlamenteve, tri takime të ministrave të Jashtëm. Gjithashtu dhe Kuvendi i Shqipërisë, shoqëria civile, biznesi, bota akademike do të zhvillojnë disa aktivitete për të shtrirë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”. Ndërsa drejtori për rajonin në MPJ, Bashkim Rama informoi komisionin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Përsa i përket incidentit të ndodhur ditën e djeshme në Fushë-Kosovë, Rama tha se “sipas  informacionit që kemi nga policia e Kosovës, dy persona të panjohur kanë kaluar pranë një klubi në pronësi të një qytetari serb dhe kanë hedhur shishe me lëndë djegëse. Këta persona nuk janë evidentuar ende, por dyshohet se mund të jenë shtetas shqiptare. Mendohet se janë reagime lidhur me ngjarjet e 14 tetorit”. Sakaq, Rama bëri dhe një ekspoze të çështjeve politike në Kosovë, ku vuri theksin në faktin se Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, jo qeveri me ndasi.






Pas