Avioni i kancelares gjermane, Angela Merkel është aksidentuar nga një furgon gjatë kohës që ndodhej në pistë, duke bërë që fluturimi i saj drejt Berlinit të bëhej me vonesë.
Ka qenë një fanse e Angela Merkel, e cila kërceu nga furgoni i saj që të bënte një foto me kancelaren gjermane. Mirëpo ajo harroi të vendoste frenat e parkimit dhe në këtë mënyrë furgoni u përplas me pjesën e përparme të avionit në pistën e aeroportit të Dortmundit.
Shoferja, që është një punonjëse e aeroportit, u entuziazmua kur pa avionin zyrtar të kancelares. Mirëpo ky enuziazëm i fanses i prishi planet Merkelit. Kancelarja gjermane u detyrua të kthehej në Berlin me helikopter, pasi avioni pësoi dëmtime të cilat ia vështirësonin ngritjen nga pista.