Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka patur sot një incident të pakëndshëm që nuk ka mbetur pa u filmuar dhe u shpërndarë në rrjet.
78-vjeçari po ngjiste shkallët e avionit presidencial “Air Force One” kur u rrëzua jo një por plot tre herë.
Ky incident që Joe Biden u mundua ta linte pas me ritmin e një njeriu energjik, vjen në një moment kur janë shtuar pyetjet nga amerikanët mbi aftësinë e presidentit për moshën që ka (78 vjeç).
Por, edhe pas urimit të koduar të presidentit rus Vladimir Putin si përgjigje të akuzës për vrasje.