Dy persona janë bllokuar brenda në ashensor për shkak të një defekti ku si pasojë ata janë dëmtuar pasi shtetasi K.D ishte duke transportuar me barelë shtetasen V.C e cila ishte paciente në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
– E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori
– A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.