Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përplasjet e simpatizantëve PD-PS në Elbasan, përmes rrjetit social “Twitter”.
Ai i cilëson element të një shfaqjeje vulgare, të stisur nga opozita, të cilën e konsideron demode.
Rama nuk i kursen ofendimet e përhershme, kur thotë se Basha është kukull në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.
“Duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë! Keqardhje e madhe për PD e kthyer në vegël të dy hallexhinjve të drejtësisë”, – shkruan Rama.
Sa i takon flamujve të Partisë Demokratike, të ngritura në qiell, në hyrje të qytetit të Elbasanit, Rama shprehet: Si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave e ishte fshehur mes tyre.
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/perplasje-mes-mbeshtetesve-te-pd-dhe-ps-ne-elbasan/