Independent: Mbyllja e Agonit, ja letra e Veliajt pas dasmës luksoze

Një nga gazetat e njohura britanike, The Independent, ka publikuar një shkrim të gjatë për mbylljen e Agon Channel në Shqipëri, që do i kushtojë vendit një gjobë të majme prej 140 milionë eurosh.

“Si e mbylli qeveria e Shqipërisë një stacion televiziv të tërë sepse guxoi ta kritikonte,” shkruan gazeta.



Në shkrim thuhet se Shqipëria duhet të paguajë një gjobë prej 140 milionë eurosh për këtë veprim të qeverisë ndaj Agon Channel.

Gjithçka nisi një ditë, kur gazetarja Sonila Meço po prezantonte emisionin e mëngjesit. Ambientet e televizionit u mbushën me agjentë të qeverisë dhe u shkëput energjia elektrike.

“Kjo është një ditë e zezë për gazetarinë në Shqipëri,” tha Meço në transmetim.

Në shkrim thuhet se televizioni kishte nisur të raportonte për manipulimet zgjedhore në Shqipëri në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ku në një rast shihej një njeri që votonte 20 herë me karta të ndryshme identiteti.

Vetë pronari, Francesco Becchetti thotë se ishte një investim prej 150 milionë eurosh, një eksperiment premtues mediatik jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Europën.

“Përplasjet mes qeverisë së Edi Ramës dhe stacionit filluan shumë shpejt. Në një incident, Erion Veliaj, një aleat i Ramës, që është tashmë kryebashkiak i Tiranës, ishte mërzitur nga mbulimi që i kishte bërë Agon dasmës së tij luksoze në shtator të vitit 2014”, shkruan gazeta.

Veliaj i dërgoi madje një letër stacionit televiziv.

“Nuk e kuptoj pse po ma bëni këtë? Ju po më detyroni të jem armiku juaj. E gjithë qeveria do të jetë armiku juaj pa asnjë arsye”, shkruante ai.

Ky veprim i qeverisë shqiptare do i kushtojë Shqipërisë shtrenjtë pasi një gjykatë arbitrazhi ka vendosur që qeveria shqiptare të paguajë 99.5 milionë euro dëme për pronarët e Agonit, 8.8 milionë euro në fatura ligjore për shpronësimin e stacionit dhe 30 milionë euro për partnerët shqiptarë të stacionit.

Gazeta thekson se kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë nën akuzë edhe kohët e fundit për sulmet ndaj mediave në vend.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252