Aktualitet

India do të japë medikamentin anti-malarie për vendet me të prekura nga Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:53 - 07/04/20 |
mapo.al

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë deklaroi  do të japë “sasi të përshtatshme” të hidroksilkolinës dhe paracetamolit, për vende fqinje dhe kombeve të tjera “të prekur keq nga pandemia”.


Të hënën e 6 prillit, presidenti Donald Trump tha se SH.B.A. mund të “hakmerret” nëse India nuk lëshonte rezervat e medikamentit, të cilën ai e ka quajtur si kurë në luftën kundër Covid-19, shkruan BBC.


Hydroksilklorina është shumë e ngjashme me Chloroquine, një nga ilaçet më të vjetra dhe më të njohura anti-malarie.


Megjithatë mbetet e paqartë nëse medikamenti në të vërtetë mund të funksionojë kundër koronavirusit.


Shumë virologë dhe ekspertë të sëmundjes infektive kanë paralajmëruar që entuziasmi ndaj hidroksilklorinës është i parakohshëm dhe ilaçi nuk është testuar siç duhet.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas