Aktualitet

India hap një nga spitalet më të mëdha në botë për të luftuar koronavirusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:03 - 29/06/20 |
mapo.al

Ndërkohë që India njoftoi ditën me shtimin më të madh të rasteve me koronavirus, vendi u detyrua të hapë një nga spitalet më të mëdha në botë për të luftuar Covid-19.


Sardar Patel COVID Care Centre, qendra shëndetësore më e madhe në Indi, u bë pjesërisht funksionale të dielën, me 2,000 nga 10,000 shtretërit e vlefshëm. 8000 shtretërit e mbetur do të fillojnë të përdoren nga e mërkura.


Zyrtarët indianë e kanë përshkruar këtë qendër si ndër më të mëdhatë në botë. Data e hapjes së qendrës përkoi edhe me ditën kur India shënoi rritjen më të madhe të rasteve të reja me Covid-19.


Vendi shënoi 19,906 infeksione të reja dhe 410 humbje jete për shkak të virusit, duke bërë që numri total i infektimeve të shkojë në 528,859 dhe numri i jetëve të humbura në 16,095.


Të mërkurën Delhi u kthye në qytetin më të prekur, duke ia kaluar Mumbait.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas