Aktualitet

India tejkalon 20 mln raste me Covid-19, mungesë e theksuar oksigjeni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:54 - 04/05/21 |
mapo.al

India tejkaloi pragun e 20 milionë të prekurve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, por qeveria thotë se përhapja po ngadalësohet.





Ky shtet raportoi mbi 355 mijë raste gjatë 24 orëve të fundit, një rënie e ndjeshme nga rekordi prej 400 mijë, i regjistruar më 30 prill.


Kjo i atribuohet edhe pakësimit të testeve ditore, duke nxitur frikë që bilanci në Indi mund të jetë shumë herë më i lartë.





Ndërkohë, vijojnë problemet në strukturat spitalore, teksa mungesa e oksigjenit dhe e shtretërve po pengon trajtimin e të infektuarve me koronavirus.



Kjo ka rritur ndjeshëm bilancin ditor të viktimave, për një total prej 222 mijë jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë.


6


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas