Indrit Sefa është zgjedhur nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Lushnjes, për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 6 marsit.
Aktualisht Indrit Sefa është sekretar për zgjedhjet dhe çështjet vendore në PD.
Prezantimi i tij për kandidat do të bëhet nga Saimir Korreshi, që është njëkohësisht deputet i Lushnjes, por edhe kryetar i kësaj dege.
Sipas rregullit në PD, kandidati i propozuar nga baza do i nënshtrohet shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD.