Sport

Infantino për Florijana Ismailin: Moment trishtimi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:07 - 03/07/19 |
ro ot

Listës së personave që kanë çuar mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të futbollistes me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili i është shtuar edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Në mesazhin e publikuar në faqen e internetit të FIFA-s, Infantino e cilësoi këtë një moment të trishtueshëm për të gjithë, aq më shumë që tani duhej të ishte moment feste për shkak të Botërorit të Femrave.






“Isha shumë i tronditur dhe i trishtuar pasi dëgjova lajmin rreth Florijana Ismailit. Ky është një moment jashtëzakonisht i trishtueshëm për të gjithë komunitetin e futbollit, sidomos në një moment kur po mblidhemi të gjithë në Botërorin e Femrave.


Në emër të FIFA-s dhe timin, do të dëshiroja t’u shprehja ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe miqve të Florijanës, Federatës Zvicerane dhe klubit të YoungBoys”, shkruhej në mesazhin e Infantinos.

Lexo edhe :  Veliaj: Ikja e Kosta Grillos na hidhëroi të gjithëve






Lexo edhe: 




Autopsia/ Ja pse u mbyt Florijana Ismaili në liqenin e Comos



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas