fbpx

Sport

Infantino: Rusia ‘plotësisht e gatshme’ për të pritur Kupën e Botës në muajt qershor-korrik





               Publikuar në : 20:19 - 03/05/18 |
mapo.al

Rusia është “plotësisht gati” për të qenë nikoqire e Kampionatit të Futbollit për Kupën e Botës në muajt qershor dhe korrik, ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, derisa ka deklaruar se ky shtet është duke bërë përgatitjet e fundit për këtë turne.


Duke iu drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë në Soçi, Infantino ka thënë se përgatitjet janë në përfundim e sipër.



“Rusia është e gatshme plotësisht në organizimin e kampionatit dhe mirëpritjen e palëve në këtë shtet të bukur”, ka thënë ai.


Infantino ka shtuar se Rusia është 99 përqind e punës ka përfunduar sepse ende ka punë për të bërë”.

Rusia është nikoqire e Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës nga 11 qershori deri më 15 korrik.

Lojërat do të mbahen në disa qytete ruse duke përfshirë, Moskën, Shën Petersburgun dhe Soçin.


Etiketa: , , ,

Pas