Aktualitet

Infektohen me koronavirus 2 infermiere në Berat




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:31 - 01/10/20 |
mapo.al

Raste të reja me Covid-19 regjistrohen në Berat; rezultojnë me koronavirus dy infermiere të Spitalit Rajonal.


Raportohet se bluzat e bardha janë infektuar në repartin e Infektivit, ku shtrohen persona të prekur nga Covid-19, si dhe në repartin e Urgjencës.


Infermierët kishin shfaqur prej disa ditësh shenja të infektimit, ndonëse pas kryerjes së tamponit rezultuan pozitive. Mësohet se ato janë karantinuar në shtëpi dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.



Sipas burimeve nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat, janë kryer tamponët e familjarëve të infermiereve dhe të një pjese të personelit mjekësor, ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të tyre.


Gjithashtu është kryer dezinfektimi i ambienteve të spitalit dhe është mbyllur për dy javë Reparti Infektiv.


Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit vijojnë të jenë aktivë  me koronavirus 114 persona. Që nga periudha e fillimit të pandemisë në qarkun e Beratit, regjistrohen 4 vdekje.


Etiketa: , , ,

Pas